Shqipëria do të nisë sonte në “Loro Boriçi” rrugëtimin për në “Euro 2020” kundër Tuqisë me synimin për të përsëritur të paharrueshmen “Francë 2016”. Deri më tani sipas FSHF thonë se janë shitur afro 11 mijë bileta, kur jemi 4 orë para fillimit të ndeshjes.
Stadiumi në Shkodër ka një kapacitet 16 mijë vendësh, por në deri në startin e takimit numri i të pranishmëve pritet të rritet me disa mijë të tjerë. Nga 11 mijë biletat e shitura deri më tani, 1 mijë i takojnë tifozërisë mike e cila ka udhëtuar nga Turqia për të mbështetur ekipin kombëtar.
Ashtu si Shqipëria, edhe Turqia mbetet një skuadër e pakonsoliduar, madje sonte në krye të pankinës do të jetë Senol Gunes, një trajner që ka bërë historinë, por që debuton për herë të dytë pas shkarkimit të Mircea Lucesku-t.