Kronika

4 qytetet që shënuan raste të reja me COVID-19, 11 janë vetëm në Tiranë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:26 - 14/05/20 |
mapo.al

Pas tre ditësh ulje e ndjeshme, Ministria e Shëndetësisë raportoi sot rritje të rasteve pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit. 18 janë konfirmuar pozitivë nga 191 testime të zhvilluara një ditë më parë.


11 prej të prekurve janë vetëm në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës.


Të infektuarit e rinj janë kryesisht punonjës të fasonerive në Tiranë dhe Krujë, ndërsa në Berat janë punonjës të Ujësjellësit ku edhe është krijuar një vatër e re epidemike, pas infektimit të ekonomistes dy ditë më parë.


Të shëruar janë 6 qytetarë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 898 persona, prej të cilëve janë shëruar 694, ose 77% e të prekurve. 173 janë rastet aktive me COVID-19.


19 pacientë ndodhen të shtruar në dy spitalet COVID, 3 prej tyre në terapi intensive. 31 pacientë kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.

Qytetet me rastet aktive të të infektuarve:

Tiranë 81
Krujë 47
Shkodër 16
Kamëz 12
Fier 5
Berat 5
Elbasan 2
Durrës 2
Kurbin 1
Mirditë 1
Korçë 1

LEXO EDHE: 

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus, 18 raste të reja sot


Etiketa: , ,

Pas