Rajoni

Gripi në Maqedoninë e Veriut, u merr jetën 4 personave






               Publikuar në : 16:26 - 14/03/19 |
mapo.al

Gripi sezonal vijon të jetë prezent në Maqedoninë e Veriut. Përmes një raporti javor, Institutit i Shëndetit Publik ka konfirmuar se katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e gripit.


Statistikat e përgjithshme flasin për një numër në rritje të të prekurve nga gripi, ndërsa në total brenda një jave janë regjistruar 2500 raste në të gjithë territorin e vendit.

Bluzat e bardha janë përballur me fluks të lartë pacientësh. Që nga fillimi i gripit janë shënuar mbi 15 mijë raste, që kanë kërkuar ndihmën mjekësore pranë spitaleve të vendit.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas