Aktualitet

4 të vrarë në Velipojë, Policia: Dy nga të plagosurit autorë të masakrës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:01 - 27/06/21 |
mapo.al

Policia e Shkodrës informon se dy personat e plagosur, njëri prej tyre adoleshent, Elmidin Dyli 17 vjeç dhe Hasan Verracaku (Ferracaku) 54 vjeç, dyshohet se janë autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur që gjysmë ore pas mesnatës së të shtunës shkaktoi masakrën në plazhin e Velipojës.






Bëhet fjalë për 4 persona të vrarë mes tyre një djalë 20 vjeç.


Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.







Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur”, informoi policia në një njoftim zyrtarë të shpërndarë për mediat në orën 04:00 të mëngjesit të 27 qershorit.

Lexo edhe :  VIDEO/ Çfarë tha Rama që ngriti në këmbë kadetët amerikanë?


Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.



Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale RENEA.

Më përpara drejtori i Policisë së Shkodrës tha se konflikti kishte nisur për sipërfaqet me rërë te cilat shfrytëzohen për vendosjen e çadrave.

LEXO EDHE:

Masakër në Velipojë, 4 të vrarë dhe 2 të plagosur pas sherrit për shezlonët

 

1


Etiketa: , ,

Pas