Aktualitet

4 vite burg kush hyn ilegalisht, Kuvendi britanik shqyrton ligjin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:20 - 20/07/21 |
mapo.al

Rreth 430 emigrantë kanë mbërritur në brigjet e Anglisë ndërsa kaluan përmes ngushticës që lidh kontinentin me vendin ishullor. Sipas mediave britanike ky është një numër rekord brenda një dite të vetme.






Departamenti për emigracionin pranë Ministrisë së Brendshme britanike ka thënë se po ndërmerren masa për të trajtuar këtë problem të emigracionit të paligjshëm. Mediat britanike kanë njoftuar se është hartuar një draft për t’i dënuar deri në katër vjet burg ata që do të hyjnë ilegalisht në Britani.


Sekretari Britanik Priti Patel tha se kalimi i ngushticës së Lamanshit do të bëhet thuajse i pamundur për emigrantët, teksa zyrtarë të lartë britanikë ankohen për emigracionin e paligjshëm nga Europa që i drejtohet vendit ishullor.







Sipas britanikëve, njerëzit duhet të kërkojnë azil në vendin e parë të sigurtë që mbërrijnë, teksa ish-kryeministrja Theresa May ka folur edhe për qendrat e përpunimit të azilit jashtë Britanisë, ngjashëm me modelin australian.



Drafti që do të diskutohet nga parlamenti britanik për dënimin me burg të atyre që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Britani, ka marrë kritika të forta nga organizatat e të Drejtave të Njeriut anekënd botës.



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas