Aktualitet

4 vite burg shoferit që përplasi katër vajzat, flet nëna e një prej viktimave














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:26 - 09/07/21 |
mapo.al

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me katër vite burg Behar Pemën, drejtuesin e automjetit i cili shtatorin e kaluar përplasi në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, një tjetër automjet ku po udhëtonin katër vajza, dy prej të cilave ndërruan jetë, Lusinda Garunja dhe Zheneta Qallia.






Nëna e njërës prej tyre ka shkruar në një status në rrjetet sociale e bija u përplas për vdekje në ditën e saj të lindjes. Ajo shprehet se ia lanë në dorë drejtësisë dhe nuk kërkuan vetëgjyqësi por jeta e tyre vlejti vetëm katër vite.


“Me 13 shtator në ditëlindjen tënde Lusi, fryma e jeta jeme, ta morën jetën padrejtësisht… në një ditë kur si çdo e re don me e gëzu, ti më erdhe e pajetë e veshun si nuse, ashtu si çdo nanë don me e pa bijën e vet, por në arkivolin e ftoftë…







E dje ty e shoqen tande Xheni të vranë për së dyti… ia lame në dorë drejtësisë e nuk kërkumë vetëgjygjësi, e jeta dy vajzave të vdekuna dhe e dy të tjerave që shpetunë nga dora e Zotit vlejti vetëm 4 vite dënim për autorin…

Lexo edhe :  Aksidenti në Lezhë, Policia: U plagos një i mitur, jashtë rrezikut për jetën


Si mundet me ndodh e si nuk përmbyset kjo botë…. Edhe sa gjame duhet me ndodhë që i papërgjegjshmi me marrë dënimin e meritum e mos me e pësu edhe shum familje të tjera dhimbjen tonë!!!!!”, shkruan ajo.



Behar Pema, shoferi i automjetit tip ”Benz” që goditi nga pas makinën ku udhëtonin katër vajzat ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi 160 km në orë.

Sipas ekspertëve auto-teknikë ai nuk ka frenuar, pasi gjatë ekspertimit në vendin e ngjarjes nuk ka pasur shenja frenimi. Pema rezultoi i dehur në testin e alkoolit të kryer menjëherë pas ngjarjes dhe u vu në pranga nga uniformat blu.

1


Etiketa: , ,

Pas