Aktualitet

4-vjeçari bie nga kati i tretë, dërgohet me urgjencë në spital














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:44 - 23/06/21 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec, ku një fëmijë 4-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një banese.






Sipas policisë i mituri R. K., 4 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, ishte duke luajtur tek banesa e gjyshit të tij në fshatin Vërdovë, dhe aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj, duke pësuar dëmtime fizike.


Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore.







Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e sotme, në Spitalin e Pogradecit, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi i mitur R. K., 4 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, i cili dyshohet se duke luajtur në banesën e gjyshit të tij, në fshatin Vërdovë, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj, duke pësuar dëmtime fizike.



Ky shtetas do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.



Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

1


Etiketa: ,

Pas