Aktualitet

4 vrasje në pak orë, Salianji: Tregues i degradimit të shtetit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:07 - 28/04/20 |
mapo.al

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar rreth dy ngjarjeve që tronditën Lezhën dhe Durrësin ditën e djeshme. Sipas ish-deputetit demokrat këto ngjarje janë tregues i degradimit të shtetit.


Ai shton se postblloqet e policisë me ushtri dhe mitroloza është një degradim dhe nxirren për të bërë propagandë.


Reagimi i Salianjit
Katër të vrarë, dy në Lezhë, dy në Durrës në mes të rrugës tregojnë qartë degradimin e rendit dhe sigurisë publike, qesharakëzimin e postblloqeve me polici dhe me ushtri me mitraloza apo policë me syze dhe policë me armë nëpër godina bosh që qeveria i nxjerr për të bërë foto propagande.


Për fat të keq çdo ditë e më shumë keqqeverisja dhe tallja me show po merr jetë njerëzish, po falimenton biznese dhe po shkakton trauma për qytetarët.


Sot kushdo e kupton që masat e qeverisë janë për të izoluar të varfërit, qytetarët që respektojnë ligjin , bizneset e ndershme, ndërkohë që kriminelët me armë lëvizin lirshëm dhe vrasin ditën për diell.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas