40 familjeve në Sauk u rrezikohet shembja e banesave për shkak të rrëshqitjes së dherave.
Prej disa ditësh, dhjetra banorë bëjnë thirrje për ndihmë pasi nëse nuk merren masa do të mbeten të pastrehë, dhe në rastin më të keq viktima.
Ata gjithashtu kanë probleme me energjinë elektrike, sepse shtyllat e tensionit të lartë janë rrëzuar.
“Kemi një javë që kemi njoftuar bashkinë, kryeplaku i zonës ka ardhur dhe na ka thënë se presin të pushojnë shirat që të vazhdojnë punën, sepse ka rrezik të shemben të gjithë shtëpitë nëse dheu vjen për poshtë. Koha u hap për dy ditë, thashë se po vijnë, por është e njëjta situatë” , – u shpreh një prej banorëve për Fax News.
Risjellim në vëmendje se familjeve në Sauk u është kërkuar për momentin të strehohen tek të afërmit, por pa u dhënë një afat për zgjidhjen e situatës.
Etiketa: 40 familje ne proteste, rrëshqitje dheu, sauk