Sunday, June 26, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

40 miliardë dollarë për Ukrainën, miratohet nga Kongresi

by us er1
20/05/2022
in Bota, Globi, Kryesore
0

Senati amerikan miratoi një fond prej 40 miliardë dollarësh për ndihmë humanitare dhe ushtarake për Ukrainën. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, Presidenti Joe Biden pritet ta nënshkruajë ligjin, pikërisht në momentin kur po përfundonin fondet miratuara më herët këtë vit.

Ndihma për Ukrainën po vjen pikërisht në kohën e duhur. Fondi i mëparshëm i miratuar nga Kongresi amerikan në muajin mars, prej rreth 14 miliardë dollarësh për asistencë humanitare dhe ushtarake, pothuajse po përfundon. Paketa ligjore për ndihmën e re u miratua me mbështetje dypartiake, në një votim 86 pro me 11 kundër.

“Të gjithë ne amerikanët, të gjithë ne demokratët dhe republikanët, nuk mundemi të fshihemi ndërsa Vladimir Putini vazhdon agresionin e tij të egër ndaj popullit ukrainas, ndërsa ai godet spitale civilësh dhe vret fëmijë dhe njerëz të pafajshëm, Por, kur një numër domethënës republikanësh e kundërshton paketën ligjore, ky është pikërisht mesazhi që u dërgojmë armiqve tanë jashtë vendit”, tha Senatori Schumer.

Të njëmbëdhjetë senatorët që votuan kundër ishin republikanë, ndër ta edhe Senatori Rand Paul, i cili e vonoi me një javë miratimin e paketës, duke kërkuar më shumë mekanizma mbikqyrjeje. Disa shqetësohen gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po e teprojnë me fondet për Ukrainën, ndërkohë që amerikanët po përballen me shtrenjtimin e jetesës. Por, kreu i pakicës republikane në Senat thotë se kostoja e mosveprimit do të ishte shumë më e lartë.

“Ndihma për Ukrainën shkon përtej bamirësisë. E ardhmja e sigurisë së Amerikës dhe interesave të saj thelbësore strategjike do të përcaktohet nga kjo luftë. Çdokush që shqetësohet për koston e mbështetjes për një fitore të Ukrainës, duket të ketë parasysh koston shumë më të lartë, në rastin nëse humb Ukraina”, tha Senatori

Shtetet e Bashkuara autorizuan gjithashtu transferimin e paisjeve ushtarake me vlerë 100 milionë dollarë.

“Do të ketë artileri të rëndë 155 milimetërshe, automjete taktike që tërheqin artilerinë, etj. Pra, është ekuivalentja e një batalioni artilerie, të shoqëruar nga tre radarë AN/TPQ-36 kundër artilerisë”, tha zoti Kirby.

Do të jepen gjithashtu 100 milionë dollarë të tjera për operacionet ndaj oligarkëve rusë që përfitojnë nga vendimi i Presidentit Vladimir Putin për të sulmuar Ukrainën. 900 milionë dollarë do t’u shkojnë refugjatëve ukrainas dhe 4.4 miliardë dollarë do të përdoren për të lehtësuar krizën e furnizimit me ushqime.

“Furnizimet me ushqime për miliona ukrainas dhe miliona të tjerë në mbarë botën, janë duke u mbajtur peng nga ushtria ruse”, tha Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Kjo ndihmë do të jepet me shpejtësi, sapo të marrë firmën e Presidentit Biden. Që kur Rusia filloi sulmin më 24 shkurt, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë rreth 54 miliardë dollarë ndihma. /DW/

Tags: 40 miliardë dollarëkongresiPresidentit BidenUkrainë

JU SUGJEROJME

Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje
Bota

Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje

25/06/2022
“Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s
Bota

“Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s

25/06/2022
Kryediplomati i BE-së: Bisedimet bërthamore SHBA-Iran pritet të rifillojnë në ditët në vijim
Bota

Kryediplomati i BE-së: Bisedimet bërthamore SHBA-Iran pritet të rifillojnë në ditët në vijim

25/06/2022
Lufta nuk pengon dot dashurinë, martesat vazhdojnë në Ukrainë
Bota

Lufta nuk pengon dot dashurinë, martesat vazhdojnë në Ukrainë

25/06/2022
Next Post
Ja mënyrat se si të shmangni të ënjturat e këmbëve

Ja mënyrat se si të shmangni të ënjturat e këmbëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje
  • “Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s
  • Kryediplomati i BE-së: Bisedimet bërthamore SHBA-Iran pritet të rifillojnë në ditët në vijim
  • Broja mund të përfundojë në një ekip me Ronaldon
  • Mbushi vezët plastike me kokainë, pranga të riun shqiptar në Itali



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In