Aktualitet

43-vjeçari vjen nga Anglia me 20 mijë paund në çantë, i sekuestrohen në Rinas








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:46 - 15/09/20 |
mapo.al

RINAS – Policia Kufitare e Rinasit njofton se ka goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.


Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 20.240 paund. Procedohet penalisht 43-vjeçari, poseduesi i shumës së parave. B. M., banues në Elbasan mësohet se vinte nga Anglia, por në aeroport nuk ka bërë deklarimin e shumës së parave.


Ai do të akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.


Njoftimi i Policisë
Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në bashkëpunim me autoritetet doganore në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin B. M., 43 vjeç, banues në Elbasan.


Gjatë kontrollit të imtësishëm, shtetasit B. M., Policia i gjeti në çantën e shpinës 20.240 paund.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Etiketa: , , ,

Pas