Aktualitet

433 persona të prekur nga gripi, javën e parë të janarit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:22 - 14/01/20 |
mapo.al

Java e parë e janarit shënoi 433 persona të prekur nga viruset e gripit. Konfirmimi vjen nga Insitituti i Shëndetit Publik i cili në mostrat e marra për verifikim nga survejenca sentinel ka gjetur në 60% të rasteve virusin e tipit A dhe në 40% të rasteve virusin B.


Instituti i Shëndetit Publik në sqarimin e përjavshëm bëri me dije se virusi i tipit A dominon më shumë dhe nga nëntipizimi i tij, (58%) rezultojnë nëntipet A(H3N2) dhe (42%) A(H1N1).


Mjekët bëjnë apel për kujdes të shtuar ndaj simptomave duke sqaruar prindërit se karakteristikë e virusit është dominimi i temperaturës së lartë për disa ditë.


Përveç kësaj, mjekët tërheqin vëmendjen për të mos u dyndur në urgjencat e spitaleve por gjatë orëve të natës të përdorin qendrat e hapura 24 orëshe.


Mbingarkesa e mjediseve të urgjencës shton sëmundshmërinë dhe fëmijët e prekur nga gripi mund të marrin edhe viruse të tjera në qarkullim.



CLOSE
CLOSE
Pas