Një ngjarje horror ka tronditur Francën.
Një 13-vjeçare është gjetur e vdekur të shtunën mbrëma në një pyll të Francës.
Angelique ishte raportuar e zhdukur nga prindërit e saj 3 para se të zbulohej kufoma e saj.
U verifikua gjithashtu se ajo ishte perdhunuar para vrasjes.
Autor i kësaj ngjarje të rëndë është identifikuar një 45-vjeçar me inicialet David R.
Ai ka rrëfyer krimin në polici pak orë pas gjetjes së kufomës.
45-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për dhunë seksuale ndaj të miturve por që kohët e fundit ishte martuar dhe ishte stabilizuar.
Një 10-vjeçar, mik i viktimës, ka rrëfyer se kishte parë momenti kur shoqja e tij ishte larguar vullnetarisht me 45-vjeçarin.
Një skicë e krijuar nga ekspertët me ndihmën e djalit, çoi në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.