Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 451 raste të reja me koronavirus nga 5135 testime të kryera dhe dy viktima. Krahasuar me një ditë më parë kemi 251 raste të reja më shumë
Të infektuarit u regjistruan në këto bashki; 141 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 29 në Vlorë, 25 në Sarandë, nga 20 raste në Vau i Dejës, Durrës, nga 13 raste në Berat, Kavajë, 12 në Malësi e Madhe, 11 në Gjirokastër, 10 në Elbasan, nga 9 raste në Pogradec, Lushnje, Lezhë, 8 në Kamëz, 7 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Divjakë, Konispol, 4 në Krujë, nga 3 raste në Has, Tropojë, Kurbin, Himarë, Përmet, Memaliaj, Korçë, Peqin, nga 2 raste në Librazhd, Dimal, Tepelenë, Dibër, Rrogozhinë, nga 1 rast në Mirditë, Klos, Roskovec, Këlcyrë, Maliq, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, Prrenjas.
Fatkeqësisht, dy qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin. Bëhet fjalë për një qytetar 70 vjeç nga Vlora dhe një qytetar 77 vjeç nga Durrësi.
Aktualisht janë 3375 pacientë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin ndërsa në spitalin Infektiv po marrin trajtim 54 pacientë.
Sakaq, 55 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,755 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 451
Të shëruar në 24 orë 55
Të shtruar në spitale 54
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 5153
Testime totale 965,137
Raste pozitive 136,598
Raste të shëruara 130,755
Raste Aktive 3,375
Humbje jete 2,468
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1228
Shkodër 523
Fier 328
Vlorë 327
Durrës 200
Elbasan 194
Lezhë 181
Gjirokastër 114
Berat 98
Korçë 76
Kukës 68
Dibër 38