Aktualitet

46 ditë nga humbja e të ëmës, Melinda rikthehet në rrjete sociale me një vendim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:27 - 18/04/21 |
mapo.al

Në fillim të muajit mars, këngëtarja Melinda Ademi dha lajmin më të trishtë të jetës së saj.





Mamaja e Melindës u nda nga jeta, ndërsa ajo shkroi në një postim të gjatë fjalë shpirti.






 



46 ditë pas humbjes së të ëmës, Melinda është rikthyer në rrjete sociale me një mesazh dhe premtim për ndjekësit e saj.


“Përshëndetje fansa, kolegë, shokë e shoqe,

Sot janë bërë 46 ditë nga vdekja e nënës time dhe pas shumë mesazheve e në pamundësi t’jua kthej secilit person, dua t’ju falenderoj me krejt zemër të gjithëve për përkrahjen e madhe dhe vullnetin që ma keni dhënë me çdo mesazh të mirë dhe të ngrohtë që ma keni dërgu.

Ëndrrën e nënës time që unë të vazhdoj me muzikë dhe ta bëj nënën time krenare do ta vazhdoj me plot vullnet dhe ju premtoj që do të kthehem edhe më e fortë se kurrë.

Fansat e mi të dashur, ju don Melinda shumë. Pa ju s’kisha mund me ardh këtu dhe ju premtoj që s’do t’ju dëshpëroj në asnjë mënyrë. Shihemi shumë shpejt.”– ka shkruar ajo.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas