Policia greke ka arrestuar një shqiptar, pasi u kap me një sasi kokainë dhe një shumë të kosiderueshme parash.
Mediat greke raportojnë se 46-vjeçari është arrestuar në zonën Agiou Dimitriou në Athinë.
Pas kontrolleve policia i ka gjetur dy pako me 670 gram kokainë, një pistoletë me 9 fishekë, 2 peshore elektronike, 2 automjete, 16.600 euro, 33.700 lek shqiptare.
Duke mos e bërë të ditur emrin e shqiptarit mediat bëjnë të ditur se ai është i njohur nga policia,
pasi para 10 vitesh është arrestuar për shpërndarje kokaine dhe vjedhje.
Ndërkohë po punohet akoma për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të shqiptarit.