Aktualitet

474 raste të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:37 - 17/01/21 |
mapo.al

Ulen rastet e reja të koronavirusit në Shqipëri. Nga 2521 testime, kanë rezultuar të infektuar 474 qytetarë.



Bie në sy se ulja e testimeve ka sjellë edhe uljen e rasteve të reja. Ndërkohë 7 persona kanë humbur jetën nga Covid, në 24 orët e fundit. 363 qytetarë janë shëruar sot, duke e çuar në 40,453 numrin e atyre që kanë mposhtur koronavirusin.


Harta e të prekurve – 167 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 35 raste në Durrës, 29 raste në Lushnje, 20 raste në Fier, Elbasan, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Shkodër, Krujë, Kurbin, 9 raste në Berat, 8 raste në Kukës, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Patos, 7 raste në Kavajë, Kuçovë, 6 raste në Librazhd, Dibër, 5 raste në Delvinë, 4 raste në Mat, Peqin, Gramsh, Poliçan, 3 raste në Divjakë, Prrenjas, Shijak, 2 raste në Korçë, Tropojë, Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Devoll, Has, Mirditë, Mallakastër, Tepelenë, Belsh, Himarë, Vorë, Cërrik.




363 të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 363 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,453 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :  Kosova shënon një viktimë dhe 178 raste të reja me koronavirus


282 të shtruar në spitale – Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.


7 viktima – 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra të moshave 65-83 vjeç.

COVID-19 – Statistika (17 Janar 2021)

Raste të reja ditore        474
Të shëruar në 24 orë     363
Të shtruar në spitale     282
Humbje jete në 24 orë   7
Testime ditore              2521

Testime totale            313,188
Raste pozitive             67,690
Raste të shëruara       40,453
Raste Aktive                25,960
Humbje jete                 1277

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14962
Fier  1961
Shkodër   1378
Durrës  1446
Lezhë  1016
Vlorë   1049
Korçë    880
Elbasan  1045
Berat  821
Dibër  532
Gjirokastër 478
Kukës 392

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas