Kronika

48 orë kohë për të deklaruar pasurinë, kush janë 4 të fortët e Vlorës në shënjestrën e OFL-së (EMRAT)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:04 - 02/07/20 |
mapo.al

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Vlorë, ku i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 4 personave me rekorde kriminale.


Bëhet fjalë për vellezërit Eduart dhe Hakim Xhezo, Gentjan Dautaj dhe Divid Islamaj.


Për Eduard Xhezo Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Eduart Xhezo është i dyshuari kryesor për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë pasditen e 4 gushtit 2019, ku la pas një viktimë e dy te plagosur.


Ndërsa vellai i tij, Hakim Xhezo banues në Vlorë është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Për Gentjan Dautaj, i cili është i dyshuar për atentatin ndaj Inzes Hajrullës në Vlorë, i cili mbeti i plagosur. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur për Dautajn masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë. Ndërsa David Ismailaj banues në Vlorë është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Eduart Xhezo

Njoftimi i OFL
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Eduart Xhezo, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Hakim Xhezo, banues në Vlorë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Gentjan Dautaj, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë;

Divid Islamaj, banues në Vlorë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas