Kryesore

488 të shëruar nga Covid-19, ulet numri i të shtruarve në spital





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:49 - 01/05/20 |
mapo.al

Në vendin tonë janë 782 persona të infektuar nga koronavirusi, ku 488 prej tyre tashmë janë shëruar


“Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 782 qytetarë. Prej tyre janë 488 të shëruar.
Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme.


Harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin. Për këtë arsye, përvec zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID 19, është zgjeruar harta e zonave të gjelbërta, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit“, – tha specialistja e ISHP-së Rovena Voda.


Momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.


 

Lexo edhe:

9 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, Tirana dhe Kruja vatra ende aktive


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas