Tuesday, January 31, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

5.6 milionë italianë zhyten në varfëri prej krizës, sa të tillë ka në Shqipëri?

Sipas Institutit italian të Statistikave, që nga viti 2005 numri të varfërve është trefishuar. Aktualisht vlerësohet se jetojnë 5.6 milionë italianë nga 1.9 që ishin disa vite më parë, në varfëri të plotë. Numri i emigrantëve vlerësohet pesë herë më të varfër ai i italianëve. Atëherë pyetja që shtrohet është: në ç’nivele ndodhet varfëria në vendin tonë pas tërmetit, pandemisë dhe krizës së çmimeve

by us er1
09/07/2022
in Ekonomi, Kryesore, Sociale
0

Nga Aranit Muraçi

Në muajin qershor sipas Instat inflacioni shënoi një rekord tjetër në vendin tonë, duke shkuar në 7.4. Vendi ynë siç është bërë e njohur aplikon çmimet e karburanteve më të larta në rajon, ndërsa me rritjen e çmimeve të shportës bazë, qytetarët shqiptarë me të njëjtat të ardhura vlerësohet se blejnë apo shpenzojnë thuajse 40 për qind më pak se një vit më parë. Ndërkohë, prej varfërisë dhe pamundësisë për të përballuar jetesën, shqiptarët si zgjidhje prej ’90 shohin largimin prej vendit të tyre.



Duke iu referuar ndikimit të rritjes së çmimeve, rritja së fundmi me 15 mijë lekë e pagës së mjekëve që duan të punojnë nëpër rrethe apo edhe rritja e pagës minimale pak muaj më parë janë disa nga ndërhyrjet e pakta të qeverisë shqiptare, thuajse pa asnjë ndikim në zbutjen apo luftën ndaj varfërisë.

Open Data Albania ka analizuar së fundmi të dhëna lidhur me indikatorin e varfërisë absolute në kufijtë kombëtar të varfërisë. Të dhënat në shqyrtim kanë si burim INSTAT. Ndër vite një përqindje e konsiderueshme popullsisë shqiptare jeton në varfëri absolute (nën kufijtë kombëtarë të varfërisë). Normat e varfërisë në Shqipëri mbetet ndër më të lartat në rajon. Eurostat sipas një studimi të fundit e vlerësonte Shqipërinë vendin më të varfër të rajonit dhe Europës. Sipas Open Data Albania, në vitin 2019,  21.8% e popullsisë sipas shifrave zyrtare jetonte nën kufirin e varfërisë. Ndërsa në vitet 2020 dhe 2021, INSTAT nuk ka bërë ende publikimet respektive. Sipas Bankës Botërore projeksionet e varfërisë bazuar në Produktin e Brendshëm Bruto, rritjen e konsumit dhe burime të tjera të të dhënave sugjerojnë se ka pasur një rënie të ngadaltë të varfërisë, në vitin 2020. Ngjarjet e fundit, duke përfshirë tërmetin tragjik që goditi vendin në fund të vitit 2019, si dhe pandemia e fundit, pa llogaritur krizën energjetike dhe atë të çmimeve, kanë dhënë efekt negativ aq sa besohet se varfëria jo vetëm është rritur, por mund të ketë marrë përmasa të frikshme.

Shqipëria në njëzetë vitet e fundit (përjashtim bëjnë dy vitet e fundit gjatë pandemisë dhe pas saj) shënonte mesatarisht 20% të popullsisë të saj që jetonte në nivele të varfërisë absolute. Viti me përqindjen më të ulët të popullsisë që jeton në kufijtë kombëtarë të varfërisë është viti 2008 me përkatësisht 12.4% (373 137 persona), ndërsa viti me përqindjen më të lartë është vitit 2002 me përkatësisht 25.4% (813 196 persona).

Në vitin 2019 Shqipëria shënonte një indikator të varfërisë absolute në nivelin 21.8% të popullsisë, duke qenë në nivele të përafërta me Malin e Zi (22.6%), Serbinë (21.7%) dhe Letoninë (21.6%). Nivelin më të lartë të këtij indikatori në vitin 2019 e shënonte Bullgaria me 23.8% dhe nivelin më të ulët e shënonte Ukraina me 1.1%.

Duhet pasur parasysh që ky indikator matet në bazë të kufirit që secili vend vendos për nivel varfërie, ndërsa nga ana tjetër Shqipëria nuk ka bërë një njohje me ligj të minimumit jetik dhe kjo e bën mjaft subjektiv evidencën dhe politikat e mbrojtjes sociale ndaj shtresës që rrezikohet nga niveli i varfërisë. Por le të bëjmë një krahasim, me një vend fqinj të BE-së. Shumica e shqiptarëve dhe e emigrantëve që punojnë atje vlerësohet nga të dhënat zyrtare se jetojnë aktualisht në varfëri ekstreme.

Sipas Institutit italian të Statistikave, që nga viti 2005 numri të varfërve është trefishuar. Aktualisht janë 5.6 milionë italianë të varfër.

Shifra u katërfishua në lidhje me të rinjtë. Numri i individëve në varfëri absolute është pothuajse trefishuar nga viti 2005 në 2021, nga 1.9 në 5.6 milionë italianë, sipas shifrave zyrtare, ndërsa familjet në gjendje varfërie janë dyfishuar në 1.96 milion. Kështu tregon raporti vjetor i Istat-it, i cili gjithashtu nënvizon se pothuajse një milion punonjës në sektorin privat fitojnë më pak se 8.41 euro në orë për punën e tyre dhe një pagë totale më pak se 12 mijë euro në vit.

Në vitin 2021, një milion e 382 mijë të mitur dhe një milion e 86 mijë të rinj 18-34 vjeç janë konsideruar se ndodhen në varfëri absolute si dhe 734 mijë të moshuar.

“Në veri – thekson Istat, – krahina më e pasur e Italisë rritja e varfërisë absolute ishte shumë e theksuar në vitin 2020: incidenca midis individëve u rrit me 2.5 pikë përqindjeje në krahasim me vitin 2019, duke arritur në 9.3% (katërfishi i vlerës në 2005); në Jug, nga ana tjetër, një rritje e theksuar vërehet ndërmjet viteve 2011 dhe 2013, kur varfërua nga 6.1 ka shkuar në 10.6%, dhe një rritje e mëtejshme është shënuar në vitin 2017. Në vitin 2021, veriu tregon shenja përmirësimi, ndërsa në jug pika më e lartë e është arritur seria (12.1%)”.

Midis llojeve të ndryshme të familjeve, incidenca është ulur vetëm tek të moshuarit, ka mbetur në thelb e qëndrueshme në mesin e çifteve të të moshuarve, por është rritur fuqishëm midis çifteve me fëmijë, midis prindërve të vetëm dhe midis familjeve të llojeve të tjera (familje me dy ose më shumë anëtarë). Në vitin 2021, nivele veçanërisht të larta u arritën për familjet me tre ose më shumë fëmijë të mitur, ndër të cilat një në pesë familje është e varfër (kjo shoqërohet me dinamikën veçanërisht negative të vërejtur tek të miturit).

Të dhënat për familjet emigrante (përfshirë shqiptarët), të disponueshme vetëm nga viti 2014, tregojnë se këto të fundit kanë nivele të varfërisë absolute pothuajse pesë herë më të larta se ato të familjeve italiane, të cilat janë luhatur rreth 25% që nga viti 2016.

Të ardhurat nga shtetësia kanë shmangur një milion të varfër të tjerë. Masat e mbështetjes ekonomike të parashikuara në vitin 2020, veçanërisht shtetësia dhe të ardhurat e urgjencës, kanë penguar 1 milion individë (rreth 500 mijë familje) të bien në varfëri  absolute. Masat mbështetëse ndikuan edhe në intensitetin e varfërisë, e cila pa subvencione do të ishte 10 pikë përqindje më e lartë në vitin 2020, duke arritur në 28.8% (krahasuar me 18.7%  që rezulton nga statistikat).

Nëse Italia, një ndër vendet më të pasura të Europës po lufton me varfërinë, në Shqipëri nga ana tjetër mungojnë të dhënat dhe statistikat reale për të matur varfërinë, ndërsa siç ka ndodhur në vitet e tranzicionit të vështirë politika shpesh mburret dhe flet vazhdimisht për rritje ekonomike. Ndonjëherë janë dëgjuar politikanë që flasin për rritje ekonomike me shifra që shkojnë deri në 18 për qind, në një kohë kur vendet e zhvilluara gjatë viteve të fundit po përballen me një ndër periudhat më të vështira ekonomike të dekadave të fundit dhe po përpiqen që të gjejnë zgjidhje për të shmangur pasojat katastrofike të saj. /Liberale.al/

JU SUGJEROJME

PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Next Post
Emrat/ Sekuestrohet pallati 8 katësh në Vlorë, shpallen në kërkim dy vëllezërit

Pranga topografit në Vlorë për ryshfet, thellohet skandali me pronat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In