Aktualitet

5 ditët e çmendura të gushtit, 4 viktima e 18 të plagosur në aksidente














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:34 - 21/08/21 |
Mirgen Çela

Aksidentet rrugore kanë qenë në fokus të mediave ditët e fundit. Gazetari Mirgen Çela sjell më poshtë për gazetën Mapo një përmbledhje të këtyre aksidenteve, nga data 16 gusht, deri sot, 21 gusht 2021. Bilanci është tronditës. 4 viktima dhe 18 të plagosur në pesë ditë. Kryesisht shkak i aksidenteve është bërë shpejtësia tej normave të lejuara apo parakalimet e gabuara, edhe pse Policia Rrugore thotë çdo ditë përmes njoftimeve zyrtare se ka shtuar kontrollet thuajse në të gjitha akset rrugore të vendit për të ndëshkuar ata që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Të mos përmendim këtu situatën që krijohet nga trafiku në rrugët kryesore të Tiranës, apo në dalje të kryeqytetit. Përtej kësaj, për të mos dalë nga fokusi vlen të theksohet se kemi të bëjmë me një dështim të menaxhimit të situatës nga Policia Rrugore. Më poshtë, gazeta Mapo sjell kronologjinë e aksidenteve në 5 ditët e fundit






Më datë datë 17 gusht një aksident i rëndë u shënua në Berat, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën. Viktimë mbeti Zybo Brami, ndërsa të plagosur mbetën Daniel Brami, Roni Brami dhe Astrit Kanaci.


Po në të njëjtën ditë, më 17 gusht, në zonën e Misto Mames në Kombinat u regjistrua një aksident me vdekje. Dy makina u goditën me njëra-tjetrën dhe për pasojë humbi jetën një këmbësore rreth 50 vjeç.







Bilanci i 17 gushtit sa vjen e rëndohet. Një tjetër aksident me vdekje shënohet në Elbasan. Një makinë tip ‘Mazda’ përplasi për vdekje një burrë të identifikuar si Islam Hyseni.



Orët e para të mëngjesit të së mërkurës (18 gusht) nuk ishin të qeta. Një i ri në Ksamil, teksa drejtonte një mjet luksoz tip ‘BMW’, ka humbur kontrollin duke përplasur dy mjete të parkuara dhe murin e një biznesi. Për pasojë, mbeti i plagosur vetë shoferi i mjetit.



Në aksin Milot-Morinë, po më 18 gusht dy mjete përplasen. Nga ky aksident, mbetën të plagosur 3 persona.

19 gushti, dita ku u regjistrua një tjetër aksident i frikshëm, por fatmirësisht një burrë pësoi lëndime të lehta. Një mjet tip ‘Benz’ e përplasi këtë person në Peshkopi. Videoja e filmuar nga një kamera sigurie u bë virale në rrjet, pasi makina e fluturon burrin disa metra në ajër. Mapo sjell më poshtë videon.

Më 20 gusht, në aksin Fier-Levan, dy fuoristrada u përplasën me njëra-tjetrën dhe për pasojë, 6 persona u plagosën, drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë.

Shifrat e këtyre aksidenteve janë tronditëse, pasi duket se siguria në rrugë nuk ekziston.

Sot (21 gusht) rreth orës 8:45 në bypassin e Fierit, dy makina të tjera dolën nga rruga duke u plagosur 3 persona, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Jo vetëm kaq. Rreth dy orë më pas (11:00), një tjetër aksident ndodh në Fier. Një furgon përplasi një person me biçikletë. Për pasojë, mbeti i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit. Ai ndodhet në spitalin e Fierit ku po merr ndihmë mjekësore, por gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Sigurisht që ‘Rrugorja’ s’mund të ndjekë nga pas çdo makinë apo të parashikojë e parandalojë çmenduritë e shoferëve, por të shtojë masat e sigurisë. Mrekulli do të ishte edhe sikur të rregullonte trafikun e çmendur.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas