Wednesday, July 6, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

5 maj 1818 lindi Karl Marks, filozofi me më influencë në Gjermani

by us er1
05/05/2022
in Bota
0

5 Maj 1818 lindi Karl Marks/ Themeluesi i komunizmit, filozofi më me influencë që ka pasur ndonjëherë Gjermania

Ai ishte filozofi më me influencë që ka pasur ndonjëherë Gjermania. Karl Marks lindi më 5 Maj 1818 në Trier, një qytet i vogël gjerman pranë Moselit. Që në vitet e rinisë, Marks luftoi për idetë liberale të kohës së tij. Për këtë arsye atij i duhej të shkonte në ekzil, fillimisht në Paris, pastaj në Londër. Në Angli ai ishte mjaft i interesuar për kushtet e punës së punëtorëve, që atëherë në fillesën e kapitalizmit shtypeshin e punonin në kushte të vështira.

I ndikuar nga kjo eksperiencë, ai hartoi në vitin 1847 “Manifestin komunist”, në të cilin bashkë me shokun e idealit, Friedrich Engels, kërkonte shanse të barabarta për të gjithë. Me këtë manifest shënohet edhe lindja e komunizimit si ideologji. Sipas studiuesit të shkencave politike, Richard Löwenthal, komunizimi ishte më shumë se një analizë shoqërore, ai ishte në sytë e përkrahësve të tij gati si një fe. “Ndikimi historik i Marksit bazohej në lidhjen e veçantë të njohurive të reja shkencore dhe vizionit entuziast utopik që i frymëzoi pionierët e lëvizjes punëtore në një lloj feje të kësaj bote. E një ideologji që përmbush funksionin e fesë rrezikohet gjithmonë që të ngrijë në një dogmë në mendjet e besimtarëve dhe priftërinjve të saj.”

Më vonë Marks shkroi librin e tij të famshëm, “Kapitali”, që botohet në vitin 1867 e që u kthye në bazën teorike të ideologjisë komuniste. Marks analizon se puna e shumicës shërben për fitimet e mëdha një pakice. Ishte kjo vepër, së cilës sundimtarët komunistë të mëvonshëm i referoheshin gjithmonë. Lenini, Stalini, apo Mao Ce Duni. Në emër të Karl Marksit ata ngritën diktaturat komuniste, shumë vite pas vdekjes së Karl Marksit, filozofi nga Trier nuk arriti të përjetojë se çfarë pasojash pati vepra e tij.

Tags: 5 maj 1818filozofiFriedrich EngelsGjermaniGjermaniainfluencëKarl Marks

JU SUGJEROJME

Pas shoferit ndërron jetë edhe mjeku i urgjencës, ishte fejuar pak muaj më parë
Kosova

Pas shoferit ndërron jetë edhe mjeku i urgjencës, ishte fejuar pak muaj më parë

06/07/2022
Protesta të dhunshme në Shkup kundër propozimit francez, plagosen 47 policë
Bota

Protesta të dhunshme në Shkup kundër propozimit francez, plagosen 47 policë

06/07/2022
Përfshirë edhe fëmijë, humbin jetën 22 emigrantë në brigjet e Libisë
Bota

Përfshirë edhe fëmijë, humbin jetën 22 emigrantë në brigjet e Libisë

05/07/2022
Ç’po ndodh në qeverinë e Boris Johnson, dy ministra japin dorëheqjen
Bota

Ç’po ndodh në qeverinë e Boris Johnson, dy ministra japin dorëheqjen

05/07/2022
Next Post
Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikanë, si të kontrolloni nëse jeni fitues

Zbulohet data kur do të dalin përgjigjet për Lotarinë Amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Eugena Tomini thirrje qytetarëve: Merrni dozën e tretë dhe të katërt të vaksinës
  • Një ditë para protestës, Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet për masat e reja
  • Detaje/ Zjarri në Spitalin e Fierit, pacientët dalin jashtë të tmerruar
  • Për pak sa nuk u mbyt në plazhin e Vlorës, 50 vjeçarja në gjendje të rëndë në spital
  • Kujdes! Bllokohet rruga Burrel-Klos



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In