Aktualitet

5 mijë biznese rrezikojnë gjobë, 30 shtatori afati për bilancet






               Publikuar në : 17:24 - 01/08/19 |
mapo.al

Rreth 5 mijë subjekte rrezikojnë të gjobiten nga administrata tatimore pasi nuk kanë nisur procedurën e dorëzimit të bilanceve para datës 31 korrik.


Për shkak të aplikimit për herë të parë të ngarkimit të pasqyrave financiare në e-Albania një numër i madh i subjekteve kanë hasur probleme, ndaj dhe afati u shty për një muaj.

“Sqarojmë se subjektet të cilat kanë aplikuar online nëpërmjet portalit e-Albania deri në datë 31.07.2019 ora 00:00 dhe janë pajisur me një numër aplikimi CN, por për shkak të mbingarkesës së madhe të aplikimeve në të njëjtën kohë është bërë e pamundur plotësimi dhe dërgimi në mënyrën e duhur të pasqyrave financiare nuk do të aplikohet kundravajtje administrative”, thotë Flogers Broqi, drejtor juridik pranë Qendrës Kombëtare sqaron dhe shifrat e aplikimeve.

“Në total janë 19 250 aplikime në këtë sistem deri në orën 00:00 të datës 31 korrik 2019 nga të cilat 7139 aplikime për dorëzimin e pasqyrave financiare janë të miratuara, të refuzuara janë 1405. Pritshmëria për subjektet që kanë detyrim për dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin 2019 janë 24218 subjekte”, shton ai.

Gjoba për ato biznese që nuk kanë marrë as numrin e aplikimit do të shkojë në 15 mijë lekë.



Pas