Aktualitet

5 milion lek për legalizimin, procedohet sekserja nga Tirana






               Publikuar në : 11:06 - 24/08/19 |
mapo.al

Një 26-vjeçare nga Tirana është ndaluar për mashtrim, pasi ka përfituar 500.000 lekë në këmbim të ndihmës për legalizim të banesës. Po kështu edhe një punonjëse e zyrës së ndihmës ekonomike në Njësinë Administrative Tregan në Elbasan është proceduar për shpërdorim detyre.


Njoftimi

Ndalohet një shtetase për mashtrim, duke përfituar 500.000 lekë në këmbim të ndihmës për legalizim të banesës. Procedohet penalisht për shpërdorim detyre një punonjëse e ndihmës ekonomike në njësinë administrative Tregan, Elbasan , si dhe një shtetas për falsifikim të dokumenteve .

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Elbasan, u bë ndalimi i shtetases A.D., 26 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë 2 vjeçare me anë të mashtrimit i ka marrë rreth 500.000 lekë të reja, shtetasit B.P., duke i premtuar se me anë të njohjeve që kjo shtetase kishte në zyrat e legalizimit , do ndikonte që ky shtetas të përfitonte legalizimin e banesës.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Elbasan kanë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“, shtetasen M. T, si dhe shtetasin F.B, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“.

Shtetësia M.T, është punonjëse e zyrës së ndihmës ekonomike në Njësinë Administrative Tregan, Elbasan dhe ka plotësuar në sistem formularin e deklarimit të F.D, duke mos bërë verifikimet e duhura në terren dhe për pasojë shtetasi F. D. ka përfituar ndihmë ekonomike në mënyrë të padrejtë, pasi ky shtetas kishte deklaruar të dhëna të falsifikuara me qëllim përfitimin e ndihmës ekonomike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.


Etiketa: ,

Pas