Një hetim 5-vjeçar i udhëhequr nga Italia kulmoi këtë javë në 20 arrestime dhe paraburgime në të gjithë Europën.
Një operacion i pashembullt ndërkombëtar që përfshin autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në 10 vende ka rezultuar në shkatërrimin e plotë të grupit kriminal shqipfolës, një nga rrjetet më aktive të trafikut të kokainës në Evropë.
Mësohet se në krye të këtij grupi ishte Dritan Rexhepi i cili ndodhet në burg në Ekuador dhe kartelin e orientonte nga qelia. Eldi Dizdari alias Denis Matoshi është një tjetër emër i njohur i kartelit i cili kërkohej nga Italia për trafik kokaine.
Në orët e para të 15 shtatorit, qindra oficerë policie, përfshirë ekipet speciale të ndërhyrjes dhe në bashkëpunim të ngushtë me prokurorët dhe oficerët e hetimit, me mbështetjen e Europol dhe Eurojust, kryen sulme të koordinuara kundër anëtarëve të kësaj sindikate shumë profesionale kriminale.
Si rezultat i këtij veprimi të përbashkët, 20 individë u arrestuan në Itali (5), Hollandë (2), Gjermani (2), Greqi (2), Rumani (1), Hungari (1), Spanjë (1), Shqipëri (5) dhe Emirati i Dubait (1). Të dyshuarit janë vendosur në paraburgim për trafik ndërkombëtar të substancave narkotike, mbajtje dhe shpërndarje të paligjshme të drogës dhe sulmeve brutale, përfshirë vrasjen. Këto arrestime ndjekin ato të 84 anëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal në fillim të hetimeve në Itali, Ekuador, Hollandë, Mbretëri e Bashkuar, Zvicër dhe Gjermani.
Ky spastrim ndërkombëtar ndjek një hetim të ndërlikuar 5-vjeçar të udhëhequr nga Policia e Shtetit Italian (Polizia di Stato) nën drejtimin e Prokurorisë Publike të Firences (Procura della Repubblica di Firenze). Konsiderohet si më i madhi i këtij lloji ndonjëherë kundër krimit të organizuar shqipfolës dhe është rezultat i një Ekipi të Përbashkët Hetimor me pjesëmarrjen e Italisë dhe Holandës, në të cilin palët kanë punuar ngushtë së bashku për pesë vjet.
Kokaina transportohej nga “Kompania Bello”
Nga hetimet ka rezultuar se një shtetas shqiptar drejtonte një kompani të quajtur “KOMPANIA BELLO”, që merrej me importimin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, të financuara nga grupe të rëndësishme të trafikantëve të drogës që veprojnë në të gjithë Evropën.
Hetimet kanë nisur në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe janë mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që janë kapur dhe sekuestruar nga Policia.
5 të arrestuar në Shqipëri
Në Tiranë ka rënë në pranga Gentjan Manaj, Tiranë, Rexhino Ibrahimi në Durrës, Vladimir Lesaj në Lezhë si dhe Elvis Jaupaj e Jorin LLambro në Vlorë.
5 të tjerë të arrestuar jashtë
Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me autoritetet policore italiane, rumune, holandeze, spanjolle dhe hungareze, në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS”, u bë u kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurisë për shtetasit:
Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani;
Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë;
Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë;
Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari.
Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.
LEXO EDHE:
Del fotoja e Eldi Dizdarit pas arrestimit nga policia e Dubait
Pas Eldi Dizdarit në Dubai, në pranga edhe 5 shqiptarë të tjerë jashtë vendit (EMRAT)