Aktualitet

5 mln lekë në makinë për blerje votash, arrestohen dy të rinjtë në Maqellarë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:02 - 23/04/21 |
mapo.al

Policia e Dibrës ka arrestuar dy personat të cilët dje u ndaluan nga anëtarët e Partisë Demokratike në këtë zonë, pasi pretendohej se po blinin vota





Bëhet fjalë për juristin e bashkisë Denis Gjoli me detyrën e Drejtorit Juridik në Bashkinë e Bulqizëz si dhe Albjon Çeku, aktivist i Partisë Socialiste dhe pjesë e shtabit socialist.


Këta persona u ndaluan në hyrje të Maqellarës ku në makinën e tyre u gjet një shumë prej rreth 7 milionë lekësh që dyshohet se do i përdornin për të blerë vota.





Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë, bënë arrestimin në flagrancë të tyre, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.



Njoftimi 
Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë, bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të shtetasve:

Lexo edhe :  Vrau të vëllain në mesnatë, zbardhen detaje nga krimi në Maqellarë (EMRAT)

A. C., 25 vjeç dhe D. Xh., 36 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.

Më datën 22.04.2021, rreth orës 14:00, në segmentin rrugor Maqellarë-Peshkopi, në automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit e lartpërmendur, Policia sekuestroi një shumë lekësh, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për shtetasit A. S. dhe G. H., banues në Dibër, pasi u kanë bllokuar rrugën dy shtetasve të arrestuar, në afërsi të rrethrrotullimit të Maqellarës, duke bllokuar rrugën Peshkopi – Maqellarë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas