Sigurohet videoja ku verifikohet vërtetësia e denoncimit të kandidatit të PD-së në Dibër, Xhelal Mziu, se dy aktivistë socialistë po shpërndanin para në qytezën e Maqellarës në këmbim të votës më 25 Prill.
Sikundër mund të shihet, makina është hapur me urdhër të Prokurorisë dhe brenda në kroskot është gjetur një tufë parash me 50 mijë lekë të vjetra – 5 milionë lekë të vjetra.
Në video gjithashtu dëgjohen zëra qytetarësh që thonë: Dosja e dytë 184 është sot.
Sipas raportimeve mediatike, kreu i Policisë Dibër dhe forcat speciale kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen.
I fshehtë mbetet identiteti i 2 aktivistëve socialistë brenda në makinë – të cilët u shoqëruan në komisariat – por të tjera detaje priten në vijimësi.
Ajo çka dihet me siguri është se mbi personat në fjalë, rëndon akuza për “krim zgjedhor”.
LEXO EDHE:
Demokratët bllokojnë makinën në Maqellarë: Po shpërndante para (VIDEO)