Kronika

5 orë ndjekje, kapet gomonia në Vlorë, trafikantët hedhin thasët me kanabis në det





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:18 - 16/07/20 |
mapo.al

Sekuestrohet pas disa orë ndjekje gomonia që dyshohet se transportonte lëndë narkotike. Ndërkohë vazhdon aksionin për kapejn e skafistëve që janë larguar nga mjeti lundrues.


Policia thotë se mjeti lundrues u kap në lumin Vjosë.


“Shërbimet e Policisë Kufitare, bashkë me DVP Vlorë, Delta Forcë, Rojën Bregdetare dhe Guardia di Finanza, kanë bërë të mundur gjetjen dhe bllokimin e gomones, në brendësi të lumit Vjosë, në afërsi të Mifolit.Nga këqyrja dhe kontrolli i mjetit lundrues nuk është gjetur në bord lëndë narkotike.Shërbimet e Policisë vazhdojnë krehjen e zonës, për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë qenë në bordin e këtij mjeti lundrues, si dhe kontrollin në ujërat detare për lëndë narkotike pasi dyshohet se mund ta kenë hedhur në det gjatë ndjekjes nga Policia”, njoftoi policia.


Operacioni për kapjen e gomones 11 metra të gjatë me dy motorë të fuqishëm kishte nisur që prej orës 07:00 të mëngjesit dhe u bë e mundur kapja e saj vetëm në mesditë.


“Shërbimeve Policore Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë vënë në ndjekie të një mjeti lundures të dyshimtë.Konkretisht, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza, që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kanë pikasur një mjet lundures tip gomone, i cili kryente lëvizje të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit.Vijon kontrolli i zonës përreth me qëllim konstatimin dhe bllokimin e mjetit lundrues”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas burimeve, gomonia dyshohet se ishte nisur dy ditë më parë nga Vlora me lëndë narkotike, të cilën e ka zbarkuar në shtetin fqinj të Italisë dhe më pas ka marrë sërish rrugën e kthimit për në Shqipëri.

Në momentin e kthimit gomonia është pikasur nga Guardia di Financa në ujërat territorale italiane dhe më pas është ndjekur për rreth 1 orë derisa ka mbërritur në ujërat territoriale shqiptare.

Teksa ka mbërritur në zonën shqiptare është njoftuar edhe roja bregdetare shqiptare që bashkë me Guardia di Financan kanë vazhduar ndjekjen.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas