Aktualitet

5 raste me salmonelë konstatohen në QSUT






               Publikuar në : 08:20 - 15/09/19 |
mapo.al

Pesë raste me salmonelë janë konstatuar në Spitalin Infektiv në QSUT. Instituti i Shëndetit Publik sqaron se analizat janë kryer te pacientët që janë paraqitur me probleme gastrointestinale, kryesisht me të vjella dhe diare.


Po sipas ISHP kjo është një situatë e zakonshme sezonale dhe se nuk ka rrezik për përhapjen e epidemive nga bakteri i salmonelës. Shenjat që tregojnë se personi është prekur përfshijnë diarrenë, ethet dhe të vjellat, të cilat shfaqen 12-72 orë pas infeksionit dhe sëmundja mund të vazhdojë përgjatë një jave. Rreziku për t’u infektuar është më i lartë në verë për shkak se ky bakter në temperatura të larta gjen terren të shumohet.



Për shkak të infeksioneve të ndryshme bakteriale ditët e fundit Spitali Infektiv është përballur me fluks pacientësh, numri i të cilëve ka shkuar deri në 200 brenda një ditë.

Nga ana tjetër kanë vazhduar dhe kontrollet për të zbuluar ushqime që importohen në Shqipëri jashtë standardeve. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se ka sekuestruar 27 ton fileto pule nga Brazili, të cilat rezultuan me prezencë të salmonelës.


Etiketa: , , ,

Pas