Aktualitet

5 raste të reja me COVID-19 në Berat, të gjithë familjarë të punonjëses së Bashkisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:36 - 15/05/20 |
mapo.al

Regjistrohen 5 raste të reja me COVID-19 në Berat. Mes tyre është edhe një infermiere e Repartit të Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Berat.


Të gjithë të prekurit rezultojnë të jenë familjarët e punonjëses së bashkisë Berat E.D, që rezultoi dje “pozitive” me koronavirus.


Infektimi i infermieres në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Beratit ka vënë në alarm gjithë spitalin, ku pritet që sot të kryhen rreth 60 testime në të gjithë stafin (mjekë, infermierë e sanitarë) që kanë qënë çdo ditë në punë e në kontakt të vazhdueshëm me infermieren e prekur nga Covid-19.


Pas mbërritjes mëngjesin e sotëm të 42 testeve të kryera dje nga Drejtoria e Shëndetit Publik Berat, 5 prej tyre rezultuan sot “pozitivë” dhe ata janë të gjithë familjarët e punonjëses së bashkisë E.D. Të prekur nga Covid-19 kanë rezultuar 2 prindërit e saj, motra, vëllai dhe vajza 2-vjeçe, ndërkohë që bashkëshorti ka rezultuar “negativ”.


Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat ka kryer dje 42 “tampone”, 14 i përkisnin familjarëve të punonjës së bashkisë dhe 28 ishin punonjës në bashkinë e Beratit dhe persona kontakti me të. Nga këto testime të kryera askush prej punonjësve të bashkisë nuk ka rezultuar “pozitiv”, përveç 5 familjarëve të saj.

Të gjithë personat që kanë rezultuar “pozitivë” me Covid-19 në Berat janë karantinuar në banesat e tyre, ndërkohë që në bashkinë e Beratit, pas dezinfektimit të saj dhe mbërritjes së të gjitha rezultateve negative të punonjësve, puna vijon normalisht, duke respektuar masat e sigurisë.

Rastet e regjistruara sot e çojnë në 10 numrin e personave të prekur nga Covid-19 në Berat në dhe kjo rrezikon kthimin e qytetit nga “zonë e gjelbër” në “zonë të kuqe”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas