Aktualitet

Pesë të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri, 285 të shtruar në spitale








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:35 - 21/01/21 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 5 viktima nga COVID-19 duke e çuar kështu numrin total të viktimave në 1296.



Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm, 5 qytetarë nga Tirana, Kurbini, Librazhdi, Saranda dhe Lushnja, të moshave 70- 81 vjeç.


Ndërkohë nga 3088 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 678 qytetarë (670 raste të reja që ishin një ditë më parë).




Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 457 qytetarë.



Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.


Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3088 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 678 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

243 raste në Tiranë, 35 në Vlorë, 34 në Durrës, 31 në Elbasan, 25 në Berat, 24 në Kavajë, 23 në Shkodër, nga 21 raste në Krujë, Kurbin, 18 në Fier, nga 14 raste në Kukës, Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Kuçovë, nga 11 raste në Mat, Dibër, nga 9 raste në Librazhd, Sarandë, Vorë, nga 8 raste në Kamëz, Divjakë, 7 në Korçë, nga 6 raste në Gjirokastër, Himarë, Peqin, Cerrik, nga 5 raste në Tepelenë, Belsh, nga 4 raste në Mirditë, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Prrenjas, Kolonjë, Skrapar, nga 2 raste në Has, Memaliaj, Shijak, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Mallakastër, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Klos, Gramsh, Konispol.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Kosovë - 7 viktima dhe 296 raste të reja

Në 24 orët e fundit janë shëruar 457 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,426 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë nga Tirana, Kurbini, Librazhdi, Saranda, Lushnja, të moshave 70- 81 vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen.

COVID-19 – Statistika (21 Janar 2021)
Raste të reja ditore 678
Të shëruar në 24 orë 457
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3088

Testime totale 324,460
Raste pozitive 69,916
Raste të shëruara 42,426
Raste Aktive 26,194
Humbje jete 1296

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15302
Fier 1944
Durrës 1478
Shkodër 1341
Elbasan 1082
Vlorë 1026
Lezhë 961
Korçë 888
Berat 799
Gjirokastër 502
Dibër 486
Kukës 385

 

 

7


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas