Kronika

5 të vdekur sot në dy spitalet COVID, 205 viktima nga koronavirusi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:08 - 11/08/20 |
mapo.al

Pesë pacientë ndërruan jetë sot nga koronavirusi në dy spitalet COVID të Tiranës (vetëm një i vdekur ishte dje).


Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 46-vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48-vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.


Gjithashtu kanë ndërruar jetë, një 70-vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81-vjeçar dhe një 84-vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.


Numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë shkon kështu në 205.


140 raste të reja u konfirmuan sot me COVID-19, duke regjistruar kështu shifrën rekord me të prekur ditorë.

LEXO EDHE: 

LAJMI I FUNDIT/ Rekord të infektuarish me koronavirus në 24 orët e fundit


Etiketa:

Pas