Aktualitet

5 viktima nga tërmeti i fuqishëm në Meksikë dhe shumë ndërtesa të dëmtuara





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:18 - 24/06/20 |
mapo.al

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën nga tërmeti i djeshëm që goditi Meksikën. Tërmeti me fuqi 7.5 rihter është pasuar me mbi 400 dridhje të tjera, të regjistruara brenda 6 orësh.


Ky është tërmeti i dytë me një magnitudë kaq të lartë, që godet Meksikën në harkun kohor të 3 viteve. Në 2017-ën një tërmet me epiqendër në Puebla, shënoi 300 viktima.


Ndërtesat pranë epiqendrës së tërmetit të djeshëm janë dëmtuar shumë. Lëkundja u ndje në Chiapas, Guerrero, Veracruz, Morelos, Estado de México dhe Puebla.




Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas