Aktualitet

5 vite gjykim, Apeli jep dënimin përfundimtar për Shullazin dhe bandën e tij














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:36 - 03/12/21 |
mapo.al

Pas më shumë se 5 vitesh proces gjykata e Apelit të Posaçëm ka dënuar me vendim të formës së prerë Emiljano Shullazin dhe 4 anëtarët e tjerë të grupit të tij.






Apeli ka dënuar me 55 vite burg 5 anëtarët e grupit të ashtuquajtur grupi ‘Shullazi’. Kreu i këtij grupi, Emiljano Shullazi, u dënua me 14 vite burg.


2 vite burg u dhanë për Gilmando Danin. Endrit Qyqja u dënua me 10 vite burg. Për Endri Zelën u dhanë 10 vite burg ndërsa për Blerim Shullazin apeli i posaçëm dha 9 vite burg.







Procesi ndaj Emiljani Shullazit në Apel ka zgjatur rreth 3 vite, ku më shumë se 90 seanca janë shtyrë. Javën e kaluar 3 anëtarët e Apelit Miliana Muca, Daniela Shirka dhe Astrit Kalaja vendosën që procesi ndaj Emiliano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë të vijonte pa praninë e mbrojtësve ligjor si mekanizëm për të evituar zvarritjen e mëtejshme të gjykimit, pasi ai shtyhej për mungesë avokatësh.




Ky vendim u mor pasi, sipas gjykatës Gilmando Dani e Blerim Shullazi e kanë patur mundësinë financiare të zgjedhin avokat, por kanë refuzuar të mbrohen me qëllim që të zvarrisin procesin.



Në seancën e kësaj të premte nuk ishin të pranishëm avokatët mbrojtës të tre të pandehurve të tjerë ndërsa të pranishëm ishin të gjithë te pandehurit përveç, Blerim Shullazit. Kujtojmë se nëntor të vitit të parë këto persona u dënuan me 55 vite burg.

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtor nga gjykata për veprën penale ‘shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë’, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale sipas gjykatës është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga hetimi i prokurorisë, ka rezultuar se, ka qenë fillimisht biznesmeni që ka kontaktuar me Emiljano Shullazin dhe pas këtij takimi janë bërë edhe 4 takime të tjera. Beqja ka kontaktuar me Shullazin, me qëllimin që ta ndihmojë në lidhje me procedurat mbi pronësinë e hotel ‘Vollgës’.

Prokuroria i akuzon të pandehurit se duke vepruar si grup i strukturuar kriminal kanë shtrënguar me anën e kanosjes shtetasin Ylvi Beqja dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ish-hotel ‘Vollga’ në Durrës, si edhe shuma të konsiderueshme monetare.

Ndërkohë Emiljano Shullazi është shpallur i pafajshëm nga gjykata për kërcënimin e bërë ndaj dekanit Mynyr Koni dhe rektorit Dhori Kule. Referuar dosjes së prokurorisë, Konit i është afruar një makinë e zezë, ata kanë hapur xhamin dhe e kanë ftuar që të futej në makinë. Pasi është futur në makinë, i kanë thënë se duhet të jepte dorëheqjen nga pozicioni dhe gara.

Ky deklarim i dekanit, mbështet nga veprimi i tij për të dhënë dorëheqjen, kohën dhe momentin që e ka bërë. Por kërcënimit për shkak të detyrës, nuk i ka shpëtuar as rektori Dhori Kule. Sipas prokurorisë, këtij të fundit, i kanë dalë para 3 makina me xhama të zinj, ku dikush i kishte thënë se nuk duhet të ndalonte Konin të jepte dorëheqjen.tij

2



Pas