Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka kryer 5 vjedhje në qytetin e Peqinit dhe Belshit.
A.N, banues në fshatin Sanxhak të Laçit, i ka kryer vjedhjet gjatë dy muajve, qershor dhe korrik.
Mësohet se ai vidhte makina e furgona, më konkretisht:
Më datë 02.06.2020, në fshatin Shkozë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Sh. D.
Më datë 02.06.2020, në fshatin Trojas, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit A. B.
Më datë 02.06.2020, në fshatin Çepë, Belsh, dyshohet se ka vjedhur targat e mjetit në pronësi të shtetasit Sh. K.
Më datë 13.06.2020, në fshatin Bishqem, Peqin, dyshohet se ka vjedhur furgonin në pronësi të shtetasit A. B.
Më datë 01.07.202, në qytetin e Peqinit dyshohet se ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit D. Ç.