Kronika

50-100 € ryshfet për të kaluar në aeroportin e Rinasit, dy në pranga (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:25 - 25/10/20 |
mapo.al

RINAS – Policia Kufitare e Rinasit njofton se brenda pak orësh ka goditur dy raste të mitdhënies.


Dy persona janë arrestuar pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonin kushtet.


Në flagrancë u arrestuan për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë dhe Q. M., 56 vjeç, banues në Divjakë.



Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, këta shtetas nuk justifikonin qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar në hapsirën Schengen.


Shtetasi A.M. i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 50 euro, ndërsa disa orë më vonë shtetasi Q. M., i cili donte të udhëtonte bashkë me bashkëshorten, i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 100 euro, me qëllim lejimin e kalimit.

Lexo edhe :  Video-Momentet e para dramatike të aksidentit sot në Fushë-Krujë

Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen të mos ndërrmarin asnjë veprim të kundërligjshëm, pasi do përballen me ligjin.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas