Sport

50 mln euro për yllin e Seria A, Bayern: Vendosim në qershor






               Publikuar në : 22:30 - 15/04/19 |
mapo.al

Të dielën në Gjermani u raportuar se Bayern Munich kishte bërë gati një ofertë prej 50 milionë euro për të marrë shërbimet e mesfushorit të Romës, Nicolo Zaniolo.


Të hënën ka ardhur një përgjigje as pozitive, por as negative rreth këtij interesi të Bayern për talentin italian. Ka qenë drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic që ka lënë gjithçka pezull me një deklaratë të shkurtër.

“Ka shumë lojtarë që i pëlqejmë dhe po i ndjekim, por duhet të presim deri në fund të sezonit dhe në atë moment do të shohim se çfarë do të bëjmë”, tha Salihamidzic.

Zaniolo ka shpërthyer me Romën këtë sezon, duke ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha, ku më fort interesohet Juventus dhe Manchester City.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas