Aktualitet

500 mijë € në Portin e Durrësit, Gjykata lë në burg shoferin e kamionit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:47 - 16/06/20 |
mapo.al

Gjykata e Durrësit la në burg shoferin e kamionit ku u gjetën rreth 500 mijë euro të padeklaruara në doganë.





Masa e vlerësimit të sigurisë ndaj Andon Thanasit u zhvillua pa praninë e gazetarëve në respektim të protokollit kundër Covid-19.


E shoqja ka nxituar të ndjekë mjetin e policisë për të përshëndetur bashkëshortin e arrestuar dhe siguruar mbështetjen.





Avokati i Thanasit, Armand Tragaj kundërshtoi masën e sigurisë së kërkuar nga prokuroria duke kërkuar një masë më të butë, ”arrest në shtëpi”, ndërsa mohoi që klienti i tij të ketë konsumuar veprën penale të ”pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.



Sipas Tragajt, mosdeklarimi i parave në kufi është kundërvajtje penale dhe në emër të klientit të tij kërkoi kohë që të provojë se paratë janë të ligjshme.

Lexo edhe :  Përplasje me armë zjarri në një burg të Ekuadorit, viktima dhe të plagosur

Drejtuesi i kamionit nuk ka dhënë asnjë deklarim para gjyqtares Eda Kaja në këtë seancë duke pranuar gjithçka ka deklaruar avokati i tij mbrojtës.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas