Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Torinos, pasi është kapur me 6 kilogramë kokainë pranë zonës së quajtur “Corso Moncalieri”.
Sipas mediave të huaja, shqiptari është ndaluar nga policia për një kontroll rutinë, por që në këtë moment 32-vjeçari është nervozuar duke bërë që policia të ngrejë dyshimet për të.
Më pas autoritetet kanë bërë një kontroll në makinë dhe kanë gjetur drogën të fshehura me një qese, në të cilën ishte stampuar logo e një marke tepër të njohur, atë të “Prada”.
Sipas autoriteteve, nëse droga do të përfundonte në treg, vlera e saj do të ishte rreth 500 mijë euro.
Tashmë raportohet se 32-vjeçari, emri i të cilit nuk është identifkuar është arrestuar nga Policia dhe për fatin e tij, pritet të vendosë Gjykata e Torinos.