507 raste të reja me koronavirus rezultojnë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë (563 raste ishin një ditë më parë). 2384 testime janë bërë nga ISHP për të dyshuarit me Covid-19.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 295 raste në Tiranë, 45 në Durrës, 27 në Fier, 25 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Berat, 16 në Librazhd, 12 në Vlorë, 11 në Pogradec, 10 në Korçë, 7 në Gjirokastër, 6 në Kavajë, nga 4 raste në Devoll, Has, 3 në Sarandë, nga 2 raste në Kukës, Përmet.
Ministria e Shëndetësisë deklaron se 140 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Kësisoj numri total i të prekurve me koronavirus në vend shkon në 12493.
363 pacientë ndodhen të shtruar aktualisht tek 3 spitalet Covid, 18 prej tyre ndodhen në terapi intensive, ndërsa 5 janë të intubuar.
11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, konkretisht një 43-vjeçar nga Gjirokastra, një 58-vjeçar nga Peqini, një 66-vjeçar nga Pogradeci, një 48-vjeçar nga Fieri, një 68-vjeçar dhe një 78-vjeçar nga Berati, një 53-vjeçare dhe një 78-vjeçare nga Korça, një 70-vjeçare nga Elbasani, një 78-vjeçare, dhe një 85-vjeçar nga Tirana.
Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë
2384 testime – Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,384 testime, prej të cilave 520 janë testime janë kryer për arsye depistimi.
Harta e të prekurve – 295 raste në Tiranë, 45 në Durrës, 27 në Fier, 25 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Berat, 16 në Librazhd, 12 në Vlorë, 11 në Pogradec, 10 në Korçë, 7 në Gjirokastër, 6 në Kavajë, nga 4 raste në Devoll, Has, 3 në Sarandë, nga 2 raste në Kukës, Përmet.
140 të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,493 që nga fillimi i epidemisë.
363 të shtruar në spitale – Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 363 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.
11 viktima – Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 43 vjeçar nga Gjirokastra, një 58 vjeçar nga Peqini, një 66 vjeçar nga Pogradeci, një 48 vjeçar nga Fieri, një 68 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Berati, një 53 vjeçare dhe një 78 vjeçare nga Korça, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 78 vjeçare, dhe një 85 vjeçar nga Tirana.
COVID-19 – Statistika (11 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 507
Të shëruar ne 24 orë 140
Të shtruar në spitale 363
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 2384
Testime totale 146,188
Raste pozitive 25,801
Raste të shëruara 12,493
Raste Aktive 12,718
Humbje jete 590
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6229
Durrës 1094
Fier 971
Korçë 776
Shkodër 742
Elbasan 650
Lezhë 559
Vlorë 559
Berat 378
Kukës 306
Gjirokastër 330
Dibër 124