Aktualitet

509 shoferë nuk i binden urdhërit, gjobiten dhe shoqërohen nga policia





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:17 - 13/03/20 |
mapo.al

Shumica e qytetarëve në vend, i janë bindur urdhërit duke mos lëvizur me makina private. Por, ka dhe nga ata shoferë që nuk e kanë marrë aq serjozisht situatën e koronavirusit, duke lëvizur me mjetet e tyre.


Policia ka gjobitur 509 shoferë dhe ka shoqëruar në komisariat, ata që nuk u bindën për të braktisur makinën.


Njoftimi


509 drejtues mjetesh të ndëshkuar për mosrespektim të urdhrit të dhënë për ndalim qarkullimi të automjeteve.


Në zbatim të masave shtesë për të mos lejuar qarkullimin e mjeteve, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, shërbimet e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me ato të ushtrisë, vijojnë kontrollin e zbatimit të këtyre masave shtesë.

Në këtë kuadër, prej orës 06:00, deri në orën 12:00, janë shoqëruar një numër i konsiderueshëm drejtuesish të mjeteve, të cilët nuk kanë respektuar urdhrin e dhënë për ndalim qarkullimi të automjeteve, në qytetet Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, Lezhë e Shkodër.

Konkretisht, janë evidentuar nga shërbimet e Policisë:

– në DVP Tiranë 171 drejtues mjetesh
– në DVP Durrës 77 drejtues mjetesh
– në DVP Fier 54 drejtues mjetesh
– në DVP Vlorë 53 drejtues mjetesh
– në DVP Lezhë 61 drejtues mjetesh
– në DVP Shkodër 45 drejtues mjetesh
– në DVP Elbasan 48 drejtues mjetesh.

Ndaj këtyre drejtuesve është vendosur kufizimi i lëvizjes, si dhe po kryhen veprimet administrative sipas parashikimeve të nenit 7, paragrafi 12 i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë (i ndryshuar).

76 drejtues mjetesh janë të shoqëruar në ambientet e Komisariateve të DVP-ve, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për masën administrative, për thyerjen e urdhrit për ndalim qarkullimi të automjeteve dhe po këtyre drejtueseve u janë bllokuar edhe automjetet.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të respektuar kufizimin e lëvizjes sipas njoftimit, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, pasi në të kundërt cilido që do shkelë këto urdhra, do përballet me sanksionet ligjore.


Etiketa: , ,

Pas