Duket se jeta ka filluar normalisht, bizneset janë hapur, transporti publik ndërqytetës nisi, dhe njerëzit ngjan se i janë kthyer rutinës. Por janë shtuar dukshëm rastet e COVID-19 në vendin tonë, dhe sidomos viktimat që janë pothuajse të përditshme.
Sot, në orën 10 e 30, nga komunikimi publik, për fat të keq u mësua se u bënë zyrtarisht më shumë se 50 të prekur të ndarë nga jeta, edhe pse nga ana statistikore, Shqipëria paraqitet më mirë se shumë vende.
Disa mjekë dhe specialistë, pretentojnë se pandemia ka mbërritur më herët te ne, që në janar e shkurt, dhe të prekurit e rastet fatale kanë qënë më të shumta.
Gazeta MAPO bën një hulumtim nga dita e parë e koronavirusit deri në ditën e sotme.
Më 7 maj ministrja e Shëndetësisë deklaroi se për 9 ditë nuk pati asnjë të vdekur. Ky ishte një lajm i mirë që ndikoi në rihapjen e heqjen e kufizimeve. Por në ditët e fundit kemi patur çdo 24 orë, një ose dy persona të ndarë nga jeta prej virusit, te spitali Infektiv në Tiranë. Më e rënda, është mosha e re e tyre. Tre ditë më parë, ishte një 34-vjeçare nga Librazhdi që nuk ia doli dot.
19 maji ka qenë dita me më shumë viktima për 24 orë. 4 të vdekur.
Në pjesën dërrmuese, të prekurit që nuk mbijetuan, vuanin edhe nga sëmundje të tjera të rënda.
Kalendari:
–Mbyllja e plotë e Shqipërisë më 16 mars 2020.
-Deklarohet gjendja e fatkeqësisë natyrore më 24 mars 2020. U mbyll çdo gjë, ushtria zbarkon në rrugë, u vendosën kufizime, fasha orare, leje në e-albania, kyçen bizneset dhe mbyllen shkollat. Vetëkarantinimi i personave të ardhur nga Italia apo vende të tjera ku ishte përhapur koronavirusi.
– 29 mars u hap spitali COVID-2.
– 21 prill 2020 shtyhet fatkeqësia natyrore deri më 23 qershor.
– 17 maj mbyllet COVID-2.
Vatrat e covid, fasoneritë në Krujë.
Qytetet më të prekura: Tirana, Shkodra dhe Durrësi.
Teatrot, klubet e natës dasmat janë aktivitetet që vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.
Nga numri i lartë i të infektuarve dyfishohen kapacitetet e reanimacionit në spitalin e Elbasanit. Të vdekur sipas qarqeve: Durrës 9, Elbasan 1, Fier 5, Kukës 1, Shkodër 4, Tiranë 30, Vlorë 1.