Italia nuk është më vatra e vetme e koronavirusit në botë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Spanja duket se janë ‘mopshtur’ nga COVID-19, pasi rastet dhe vdekjet vetëm sa vijnë dhe shtohen.
Italia ka deri më sot 80 mijë të prekur dhe 8215 të vdekur nga virusi, me shifra që sa vijnë dhe rriten. Numri i të shëruarve është 10 300.
Koronavirusi në SHBA duket se ka qenë aty, por vetëm me testimin masiv që po bëhet, po zbulohen mijëra raste. Janë 79 mijë raste të konfirmuara në SHBA, ndërkohë që kanë humbur jetën 1143. New York mbetet vatra kryesore e COVID-19 në SHBA me 37 mijë të infektuar.
Tabela me rastet e konfirmuar nga COVID-19, numrin e vdekjeve, rastet e reja dhe të shëruarit
Në Spanjë vijojnë ende të bëjnë fajtore qeverinë, se pse i mori masat me vonesë. Situata në Madrid dhe në disa qytete të tjera ka dalë jashtë kontrollit. Deri më tani në Spanjë janë 56 mijë të prekur dhe 4145 të vdekur nga COVID-19, duke ja kaluar edhe Kinës sa i përket numrit të personave që kanë humbur jetën.
Edhe Gjermani ka numër të lartë të infektuarish, 43 mijë e 646, por ka numër shumë të ulët vdekjesh, 239.
Në Iran dhe Francë janë rreth 29 mijë të prekur në secilin vend, ndërkohë që Zvicra dhe Anglia kanë nga 11 të infektuar.
Në total janë 520 362 të infektuar nga virusi, si dhe 23 593 persona kanë humbur jetën.
Shqipëria ka 174 të prekur nga COVID-19 dhe 6 persona kanë humbur jetën.
Mapo.al