532 raste të reja me koronavirus rezultojnë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë (490 raste ishin një ditë më parë). 2409 testime janë bërë nga ISHP për të dyshuarit me Covid-19.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:191 raste në Tiranë, 42 në Durrës, 32 në Krujë, 31 në Elbasan, 28 në Kurbin, 27 në Shkodër, 19 në Sarandë, 17 në Pogradec, 15 në Vlorë, nga 12 raste në Lezhë, Librazhd, 11 në Përmet, nga 9 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, nga 8 raste në Devoll, Gjirokastër, Malësi e Madhe, 7 në Gramsh, 6 në Fier, nga 5 raste në Berat, Bulqizë, nga 4 raste në Tropojë, Mallakastër, Mat, nga 2 raste në Skrapar, Delvinë, Has, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Kolonjë.
Ministria e Shëndetësisë deklaron se 100 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Kësisoj numri total i të prekurve me koronavirus në vend shkon në 13854.
389 pacientë ndodhen të shtruar aktualisht tek 3 spitalet Covid, 16 prej tyre ndodhen në terapi intensive, ndërsa 4 janë të intubuar.
7 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, konkretisht një 58-vjeçar dhe një 62-vjeçar nga Kavaja, një 60-vjeçar nga Durrësi, një 73-vjeçar dhe një 75-vjeçar nga Korça, një 78-vjeçar nga Shkodra, një 85-vjeçare nga Tirana.
COVID-19 – Statistika (14 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 532
Të shëruar ne 24 orë 100
Të shtruar në spitale 389
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2,409
Testime totale 153,149
Raste pozitive 27,233
Raste të shëruara 12,767
Raste Aktive 13,854
Humbje jete 612
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6797
Durrës 1170
Fier 1005
Korçë 819
Shkodër 821
Elbasan 730
Vlorë 614
Lezhë 616
Berat 419
Gjirokastër 392
Kukës 329
Dibër 142