Një rast i dhunës në familje është evidentuar në Kavajë. Dy persona kanë rënë në pranga pasi dhunonin familjarin e tyre.
Policia njofton se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale R. B., 55 vjeç, dhe M. B., 39 vjeçe, burrë e grua, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj vëllai të burrit 55-vjeçar.
Ata akuzohen për veprën penale “Dhuna në familje”.