Aktualitet

56-vjeçari rezultoi me Covid në Kakavijë edhe pse me test negativ, kthehen pas 2 autobusë me punëtorë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:08 - 22/11/20 |
mapo.al

Një punëtor sezonal i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ka bërë që rreth 50 të ngjashëm të kthehen mbrapsht nga autoritetet shëndetësore greke në Kakavijë.


Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, dhe punëtorët sezonalë po i drejtoheshin Greqisë me dy autobusë.


Një 56-vjeçar nga Fieri, me inicialet G.M., i cili, ndonëse kishte në dorë analizën dhe përgjigjen e saj negative nga një prej laboratorëve të Tiranës, ka rezultuar pozitiv nga autoritetet greke.



Kjo ka bërë që dy autobusët me punëtorë sezonalë të kthehen mbrapsht në Shqipëri, në kuadër të një procedure standarte që zbatohet në të tilla raste.


Risjellim në vëmendje se pas mbylljes së pikës kufitare të Kapshticës, Greqi futi dy ditë më parë testimin e shpejtë për udhëtarët nga Shqipëria, si e vetmja mënyrë për të provuar vërtetësinë e çertifikatës së lëshuar nga autoritetet shqiptare për testin PCR.

Lexo edhe :  Meta nga Kisha e Prullit: Të lutemi për ata që po vuajnë gjatë pandemisë


Etiketa: , , ,

Pas