Dhjetorin e vitit të shkuar, Sara Hoxha u bë nënë për herë të parë. Në jetë erdhi vajza Poem Blu. Siç e do zakoni, ku ka mama VIP, ka gjithmonë interes për fizikun pas lindjes. Përmes një postimi në InstagramStory, Sara shfaqi barkun e saj pas lindjes.
“Ju kisha premtuar se do jua tregoja barkun pas shtatzënisë… 6 javë pas, ja ku jemi pa strija”, shkroi nëna e re.
Nisur edhe nga fotografitë e publikuara së fundmi, duket se Sara ka mundur të kthehet shumë shpejt në formë.