fbpx

Teknologji

6 këshilla se si të gjeni punë nëpërmjet LinkedIn





               Publikuar në : 21:55 - 22/10/19 |
mapo.alm

Ekspertët e platformës këshillojnë se si të menaxhoni profilin tuaj personal, çfarë të shkruani dhe si veproni me kalimin e kohës. Tetori është muaji më dinamik për të gjithë ata që duan të ndryshojnë punë.


Ka nga ata që janë më skeptikë e të tjerë që besojnë plotësisht në të, pasi e kanë provuar dhe kanë pasur fat. Në tetor, ata që janë të lodhur apo kanë një kohë të gjatë në një punë, këshillohet që t’i hedhin sytë te LinkedIn.



Sipas ekspertëve të kësaj platforme, tetori është muaji më i mirë për të gjetur punë. Por LinkedIn ka rregullat e veta dhe ata që janë në kërkim të një pune apo duan të ndryshojnë punë, është mirë që t’i ndjekin.


Më poshtë janë 6 këshilla nga ekspertët se si ta përdorni në mënyrën e duhur LinkedIn.

Fotoja e profilit

Një foto e mirë ju ndihmon të bëheni më të njohur në platformë. Fotografia nuk duhet të jetë e përkryer, por e natyrshme. Kërkimet në LinkedIn tregojnë se një foto e mirë profili mund të sjellë deri në 9 % kërkesa më shumë për t’u lidhur në këtë rrjet.

Pozicioni aktual në punë

Ndërkohë që ju ngjisni hap pas hapi shkallët e karrierës, është e dobishme të përditësoni pozicionin tuaj të punës. Ky është një element që ju ndihmon të tregoni më së miri rrugëtimin profesional dhe rrit deri në 8 % mundësinë e shfaqjes së profilit tuaj.

Formimi dhe aftësitë

Është e rëndësishme të shtoni informacione të rrugëtimit tuaj profesional (shkolla, universiteti, master etj.,) në mënyrë që ish “shokët e shkollës” t’ju gjejnë më lehtë dhe të krijoni bashkëpunime të reja profesionale. Është vërtetuar informacionet rreth formimit rrisin me 17 % mesazhet nga rekrutuesit dhe përgjegjësit e Burimeve Njerëzore në kompani.

“Soft” dhe “hard skill”

Me pak fjalë, aftësi. Është e rëndësishme të përfshini dhe rendisni në mënyrë të artikuluar aftësitë (“hard” dhe “soft skill”, si për shembull se dini të përdorni paketën e Microsoft Office, apo spikatni në shitje, në komunikim etj.), për të shfaqur pikat tuaja të forta. Këshilla? Rendisni të paktën 5 cilësi bazë.

Sektori profesional dhe industrial

Nëse dëshironi të gjeni një punë është mirë që të përfshini sektorin profesional dhe industrial të së cilit i përkisni, si dhe ai që ju intereson më shumë. Kjo jo vetëm ju ndihmon të gjeni më lehtë njoftime të reja për punë, por edhe evente që lidhen me sektorin. Më shumë se 300 mijë persona gjenden çdo javë në LinkedIn në bazë të sektorit.

Vendndodhja

Mund të duket një “banalitet”, por shumë kompani kërkojnë talente në bazë të zonës. Vendndodhja rrit me 23 herë më shumë mundësinë për t’u shfaqur në kërkimet e rekrutuesve.

Kujdesuni për network-un dhe merrni pjesë në grupet e diskutimit

Mund të jetë e dobishme edhe leximi i publikimeve të kontakteve në rrjetin tuaj për t’u informuar dhe për t’u azhurnuar mbi trendet e fundit në sektorin profesional, për të marrë ide krijuese për aktivitete të reja dhe për të ndërtuar një diskutim konstruktiv për komunitetin, nëpërmjet komenteve të arsyetuara dhe iluminuese për lexuesit e jetë.

Në LinkedIn ofrohet edhe mundësia për t’u bërë pjesë e grupeve të ndryshme diskutimi. Pjesëmarrja në mënyrë aktive mund të ndihmojë profesionistët që të spikasin në mesin e profesionistëve të tjerë në sektorin që bëjnë pjesë, të krijojnë mundësi të reja për biznes dhe të gjejnë një punë të re./A.E/


Etiketa: , ,

Pas