Largimi i të rinjve është drama më sociale që po kalon vendi ynë në vitet e fundit. Rënia e nivelit te arsimit e mungesa e prespektives ka bërë që shpresa për të rinjtë të jetë emigrimi.
Ky ishte shqetësimi që një grup të rinjsh i shprehen drejtuesit politik te qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati, gjatë një bashkëbisedimi ku u ngritën problematikat kryesore me të cilat ata përballen.
Në një bashkëbisedim me të rinjtë u fol për situatën pandemike, ku pjesën më të madhe të lëndëve studentët e zhvillojnë online, duke kërkuar kështu një zbritje të tarifës universitare.
Një kosto shtesë sipas tyre është edhe interneti.
Vështirësia mbi mësimin onlinë lidhet edhe me lëndë të rëndësishme të cilat kurrsesi nuk mund të zvendësohen me këtë të fundit pa shkuar në auditore.
Infermieria, e cila mbetet një zgjedhje në masë nga studentët, ku pjesa më e madhe synojnë emigrimin jashtë vendit.
Punësimi pas studimeve universitare ishte ndër shqetësimet e ngritur nga të rinjtë.
Sipas tyre askush nuk punësohet sipas meritës por duke paguar para në këmbim të një vendi pune.
“Nëse mbaron shkollën për mësues, të kërkojnë 5-6 mijë euro për të të futur në punë. Nuk të afron askush garanci pune.”
Helidon Bushati, i cili ka studiuar per shume vite jashte vendit, u tha te rinjeve se ata janë e ardhmja dhe ndryshimin do e bëjnë pikërisht ata.
Ai ka shpalosur programin e Partisë Demokratike qe synon që potenciali i të rinjve të vlerësohet, një arsim cilësor si dhe garanci per tregun e punes duke ofruar stazhe te paguara.
“Ne do u japim mundesi që talenti i tyre të vlerësohet në Shqipëri duke mos i larguar të rinjtë jashtë vendit , ashtu siç ka bërë politika e sotme“, është shprehur Bushati.