ShowBizz

“6 muaj si film!”/ Martini ‘parashikon’ pjesën tjetër të vitit






               Publikuar në : 10:49 - 14/08/19 |
mapo.al

Modelja e njohur me origjinë shqiptare, Angela Martini i ka komentuar gjashtë muajt e parë të këtij viti si më të çmendurat e jetës së saj. Me shumë gjasa, për shkak të lajmeve që kanë qarkulluar rreth partnerit rumun, Dragos Savulescu, për problemet me drejtësinë.


Krahas fotos së publikuar së fundmi në “Instagram”, ku shfaqet në një pikë shitjesh gazetash e revistash, Martini ka lënë të nënkuptohet se lajmet rreth saj nuk do të ndalen, duke na lënë kështu të mendojmë se do të ketë të tjera zhvillime rreth çështjes së të shoqit.



“Pjesa e parë e këtij viti ishte më e çmendura e jetës sime! Ishte krejt si një film! Por, prisni të shihni se si do të jetë pjesa e dytë!”-ka shkruar modelja.

Risjellim në vëmendje se përpara disa kohësh Angela Martini u shpreh për “Revista Who” se partneri i saj është i pafajshëm  dhe se çështja gjyqësore e hapur në vitin 2005, me pretendim ligjor të një toke, ka mbrapa arsye tërësisht politike.

 

 

 

 

 

 


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas